Qeveria miraton kërkesën për huamarrje të RTK-së deri në 2.54 milionë euro

PUBLIKUAR

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Sipas komunikatës zyrtare, është dhënë drita e gjelbër për një huamarrje deri në shumën prej 2,540,000 euro, me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet të transmetuesit publik.

Vendimi synon të sigurojë stabilitetin financiar të RTK-së në një periudhë sfiduese për institucionin, ndërsa detajet për mënyrën e realizimit të huas pritet të sqarohen në hapat e mëtejmë. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...