Qeveria Kurti kritikohet edhe nga deputetët e LVV-së: Humolli u kërkon falje qytetarëve nëse s’realizohen premtimet

PUBLIKUAR

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës fjalën e mori edhe Fatmir Humolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky i fundit kritikoi partinë e tij e cila është në pushtet, sidomos kryeministrin dhe ndërveprimet e tij mbi bujqësinë.

Sipas Humollit, në bujqësi nuk po investohet, ndërsa Kurti nuk po reflekton sa i përket projektbuxhetit.

Ai madje u ka kërkuar falje qytetarëve që iu ka premtuar fshatra prodhuese me Qeverinë Kurti.

“Pa investim kapital me grande, bujqësia s’mundet me u ndërtu si bujqësi intensive, është bujqësi primitive… Unë kërkoj prej Ministrit që duhet me reflektu për projektbuxhetin në këto pika. Në qoftë se nuk reflekton atëherë unë iu kërkoj falje qytëtarëve të cilëve iu kam thënë që me Qeverinë Kurti do të bëhen një mijë fshatra prodhuese në Kosovë. Në qoftë se nuk realizohet kjo është shumë keq. Atëherë ministri nuk ka ardhë me neve në fushatë, ashtu qysh kemi diskutuar me qytetarët. Uroj që Qeveria të bëhet më praktike e më pragmatike në funksion të zhvillimit përshpejtor të vendit tonë”, ka deklaruar Humolli.

SHIKO MË SHUMË

IPK për rrahjen mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë: Dyshohen për “sulm” gjatë detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen...

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...