PZAP i shqipton gjobë prej 35 mijë euro LVV-së për shkelje të Kodit të Mirësjelljes

PUBLIKUAR

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjobë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike dhe kandidatët me gjobë prej 35 mijë euro.

Ky vendim i PZAP është publikuar në faqen e tyre zyrtare pas ankesës që kanë pranuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Po ashtu në këtë vendim thuhet se më datë 29.01.2025 PZAP ka pranuar ankesat e identifikuara për deklaratat nëpër tubime partiake të kryeministrit, Albin Kurti, të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të deputetit Dimal Basha, deputetes, Fitore Pacolli etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pse ndodhi “çarja” me Vjosa Osmanin, kjo është përgjigja e Mimoza Kusari-Lilës

  Dekreti për shpërndarjen e kuvendit është jokushtetues, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo...

Haxhiu: Largimi i “Kosovo” korrigjon një padrejtësi ndaj shtetit tonë*

Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të European Committee...

Shqetësimet e kongresmenëve amerikanë për reduktim trupash në Kosovë, NATO: Aktualisht s’jemi duke shqyrtuar ndonjë ndryshim

Disa kongresmenë amerikanë i kanë shkruar një letër Sekretarit amerikan, Marco Rubio, duke shprehur...