Punimet në “Muharrem Fejza” lënë 450 banorë pa ujë për pesë ditë

PUBLIKUAR

Hallet e banorëve në rrugën “Muharrem Fejza” duket se nuk kanë fund.

Sot e pesë ditë, rreth 450 banorë në këtë rrugë kanë mbetur pa ujë, shkak i disa punimeve që janë bërë.

Sipas një banori, gjatë punimeve janë zbuluar gypat që furnizojnë me ujë një pjesë të rrugës, raporton Indeksonline.

Sipas banorit të kësaj rruge, ujësjellësi vetëm ka sjellur 3 rezevuarë me ujë për t’u shërbyer me të, ndërsa problemin me gypa nuk e kanë rregulluar akoma.

Ai është ankuar edhe për mospërfilljen e komunës për këtë rast.

Jeta në rrugën “Muharrem Fejza” tash e sa kohë është e “trazuar”. Banorët e kësaj ane të Prishtinës janë përballur me rrugë të paasfaltuar, probleme me ujësjellësin dhe ujërat e zeza./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...