Punëtorët shëndetësorë në grevë, kanë një mesazh për kryeministrin Kurti

PUBLIKUAR

Punëtorët shëndetësorë në Kosovë kanë hyrë sot në grevë 8 orëshe për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast, kryetari i Federates së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se punëtorët shëndetësorë në 43 qendra shëndetësore kanë hyrë në grevë. Ai ka thënë se do të vazhdojnë me veprime të njëjta derisa të mos plotësohen kërkesat tyre.

“Pacientëve ju kërkoj falje që Qeveria Kurti na shtini që për tetë orë të ndahemi nga ju. Greva do të vazhdojë edhe një orë e gjysmë. Në 43 qendra shëndetësore i janë përgjigjë 100 për qind grevës. Për ne sindikalistës kjo është një arritje e madhe se po tregon një unitet sa i përket kërkesave tona. Sot janë punuar të gjitha rastet emergjente. Sot kjo grevë është senzibilizu në mbarë Evropën.

Ne edhe njëhere po i dergojmë një mesazh kryeministrit Kurti që sot nga ora 15:00 të filloj të mendoj. Le te jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë Kurti, të ulem dhe të bisedojmë. Mos na shtini me bë gjëra të tilla”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka thënë se Federata sot ka marrë një përkrahje të madhe edhe nga ndërkombëtarët.

Tutje ai ka shtuar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë edhe të enjten e ardhshme.

Ndërsa, Rrahman Jashari ka thënë se kërkesa e tyre është modeste, se duan dialog me qeverinë. Ai ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, do të ketë edhe protesta e greva nga punonjësit e arsimit.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...