Punëtorët e Postës në grevë, kërkojnë rritje të pagave

PUBLIKUAR

Punëtorët e Postës së Kosovës nga e hëna kanë hyrë në grevë. E greva ka filluar pasi që kërkesat e tyre, si rritja e pagave, pagesa e rrezikshmërisë  dhe plotësimi i numrit të stafit, nuk u janë realizuar, përkundër kërkesave të vazhdueshme, që ata i kanë bërë tek menaxhmenti.

Driton Gashi, i cili së bashku me 25 punëtorë të tjerë të postës numër 6 në Prishtinë janë në grevë, janë të vendosur që të vazhdojnë grevën, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nga e hëna jemi në grevë. I kemi paralajmëru. Kërkesë ka qenë rritja e pagës, pagesa e rrezikshmërisë dhe  plotësimi i numrit të stafit, sepse nuk po mundemi me e mbulu tërë rajonin e Prishtinës”, tha Gashi.

Ndërsa theksoi se që nga e hëna kur dhe ka filluar greva e tyre,  puna është paralizuar dhe se nuk është realizuar asnjë shpërndarje e dokumenteve, letrave as në Gjykata dhe as në ndonjë institucion tjetër.

Ndërsa thotë se përkundër takimeve me menaxhmentin e Postës, ata nuk kanë marrë ndonjë konfirmim për realizimin e kërkesave të tyre.

“Gjithçka është paralizu, nuk ka shpërndarje as në gjykata as në institucione tjera. Jemi takuar me menaxhmentin, të cilët na kanë thënë nisjani punës dhe ne do të shikojmë për kërkesat tuaja. Por s’ka reflektim, nuk na kanë dhënë ndonjë datë apo  konfirmim. Jemi të vendosur  të vazhdojmë grevën, deri në realizimin e kërkesave”, tha ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...