Punë e kryer, Dele Alli transferohet tek ekipi i njohur i Premierligës

PUBLIKUAR

Dele Alli do të ndryshojë ambient këtë afat kalimtar.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e merkatos së janarit, tashmë është bërë e ditur edhe e ardhmja e mesfushorit anglez.

 

Dele Alli do të transferohet te skuadra tjetër e Premierligës, Evertoni, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Mes Tottenhamit dhe Evertonit është arritur marrëveshje, ndërsa testet mjekësore do të bëhen në orët në vijim.

Trajneri i ri i Evertonit, Frank Lampard e dëshironte 25-vjeçarin.

Ai ishte një startues i padiskutueshëm për Tottenhamin, por forma e tij në periudhën e fundit ishte jashtë asaj që ai dikur dhuronte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...