Publikuan fotografi me armë zjarri në rrjete sociale, intervistohen nga policia

PUBLIKUAR

Policia ka intervistuar dy banorë të fshatit Burrnik të Ferizajt, të enjten, lidhur me një fotografi të publikuar në rrjete sociale me armë zjarri.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se pas pranimit të informatës, hetuesit policorë, nën kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin E.O., 26-vjeç, i cili më datë 26.01.2025 kishte postuar fotografinë.

I dyshuari u ftuaa në stacionin e policisë në Ferizaj, ku më pas është intervistuar edhe pronari i armës së zjarrit, V.A. 36-vjeç, i cili e posedonte armën me leje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy personat janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 18 fishekë.

Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën...

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...