PSG-ja vendos për të ardhmen e Marquinhos

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain nuk po mendon vetëm për transferim lojtarësh, por edhe për blindimin e lojtarëve kryesorë, duke iu ofruar këtyre të fundit rinovim kontrate.

Marquinhos është lojtari i cili mendohet të zgjasë kontratën e tij me skuadrën parisiene edhe për disa vite të tjera.

Mediat franceze raportojnë se palët kanë nisur bisedimet mes tyre, për të nënshkruar kontratën e re, me kontratën aktuale që skadon në fund të vitit 2024.

Siç bëhet e ditur palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre, me 27-vjeçarin që do të vazhdojë të jetë pjesë e PSG deri në vitin 2026.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet pas mbylljes së afatit kalimtar të dimrit, kur edhe mund të bëhet publike zgjatja e bashkëpunimit mes palëve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...