PSG-ja në bisedime me Zidanen qe dy javë

PUBLIKUAR

Mediat franceze raportojnë se gjiganti parisien është i përgatitur nëse largohet eventualisht trajneri Pochettino

Paris Saint-Germaini është i përgatitur nëse trajneri Mauricio Pochettino largohet nga Franca.

Mediat franceze raportojnë madje se gjiganti francez i ka nisur bisedimet qe disa javë me Zinedine Zidanen.

Për Pochettinon flitej se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit, përcjell “Gazeta Express”.

Me këtë rast, gjiganti francez nuk ndenji duarkryq dhe e kontaktoi zëvendësuesin e trajnerti argjentinas.

Zidane është i lirë që nga vera që shkoi pasi e mbylli eksperiencën e dytë si trajner në Real Madrid.

Nuk përjashtohet mundësia që destinacioni i radhës për “Zizou” të jetë pikërisht “Parku i Princave”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...