Pse hoqi dorë nga muzika, përgjigjet Memli Krasniqi

PUBLIKUAR

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse kishte hequr dorë nga muzika dhe u kyç në më pas në politikë.

Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, drejtuesi i njëriës nga partitë më të mëdha në vend, tha se nuk ka pasur arsye të veçantë, por ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve të tij.

Nuk ka pasur ndonjë arsye të veçantë, por thjeshtë ka qenë një ndryshim i natyrshëm i prioriteteve. Në kohën kur e kam pasivizuar angazhimin tim në muzikë, unë kam qenë duke i kryer studimet postdiplomike në Angli, pastaj kam qenë i angazhuar politikisht me aktivitetet e mia në Partinë Demokratike të Kosovës dhe duke pasur kohë më pak për muzikë, gradualisht ky pasivizim është bërë final”, tha Krasniqi.

Mes tjerash, ish-reperi i grupit “Ritmi i Rrugës”, në rrëfimin e tij të veçantë, tha se politika nuk ka qenë zgjedhje e tij si zëvendësim i muzikës, pasi siç tha ai, është marrë me politikë edhe kur ka qenë aktiv në muzikë.

“Nuk ka qenë politika një zgjedhje e imja si zëvendësim i muzikës, sepse unë jam marrë me politikë dhe kam qenë anëtar i PDK-së dhe zyrtar i saj edhe në kohën kur kam qenë aktiv në muzikë. Edhe muzika ka qenë për mua një pjesë e angazhimit tim dhe aktivitetit politik, sepse përmes krijimtarisë sonë dhe përmes teksteve tona, unë kam dhënë edhe atëherë mesazhe politike. Kështu që, nuk i kam parë asnjëherë si përjashtuese, por si komplementare”, tha i pari i PDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...