PSD-ja mban sot aktivitet në shesh

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë aksion në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Express

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuqi.

“Sot, me datën 26 janar (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Ndryshe, PSD-ja të martën ka mbajtur një tjetër aktivitet, ku ka ftuar deputetët e opozitës t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, që do të mbahet të shtunën.

“Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjerojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh”, kanë deklaruar të martën nga PSD-ja./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...