Protestuesit mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, nis protesta e PSD-së

PUBLIKUAR

Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” janë disa nga parullat në protestë.

Qytetarët kanë filluar që të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa pritet që t’i drejtohen objektit të Qeverisë së Kosovës.

PSD-ja ka organizuar sot një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...