Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Dardan Molliqaj del sot në konferencë

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate do të mbajë sot konferencë lidhur me protestën e thirrur për të shtunën, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.

Kuçi ka shkruar në Facebook se në konferencën që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të flasë kreu i partisë, Dardan Molliqaj.

“Sot, me datën 28 janar (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media në lidhur me protestën e 29 janarit. Konferenca do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të flasë kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj”, ka shkruar Kuçi.

Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se të shtunën do të protestohet kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...