Protesta e nesërme, Isa Mustafa me porosi për opozitën: Mbroni interesin qytetar, JO protesta të çmendura të tipit të Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Partia Socialdemokrate ka thirrur protestë për të shtunën e 29 janarit, në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta pjesërisht ka marrë përkrahje edhe nga partitë opozitare, por që pritet të ketë më shumë intensitet të frustrimit qytetar.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i LDK-së për shumë vite, Isa Mustafa ka thënë për Indeksonline se nëse protesta ka karakter të mbrojtjes së interesit qytetar, ajo meriton të përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Por, thirrja e ish-kryeministrit Mustafa është që protesta mos të jetë e tipit të Vetëvendosjes, siç i quan ai të çmendura e të dhunshme.

“Partitë politike shprehin dhe mbrojnë interesat e anëtarëve të tyre, parasëgjithash, dhe sigurisht të qytetarëve të vendit. Nëse partitë vlerësojnë se janë konsumuar hapësirat e tjera demokratike për zgjidhjen e problemit të shtrenjtimit të rrymës, dhe se rrugë tjetër demokratike është protesta për të mbrojtur interesin qytetar, atëherë meriton të përkrahet. Por nuk duhet dhe nuk bën të jetë protestë e çmendur, e dhunshme, e rrezikshme për jetërat e njerzëve, e tipit të Vetëvendosjes. Jo protesta të molotovit, sepse të gjithë jemi njerëz të këtij vendi, pozitë, opozitë e shoqëri civile” ka thënë Isa Mustafa për Indeksonline.

SHIKO MË SHUMË

Pesë gratë më të votuara nga partitë kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Numërohen rreth 64% e votave, ja kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ), ka përpunuar rreth 64 për qind të votave për...

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për vepra penale kundër rendit kushtetues

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat...