Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.
Në konferencën për media, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është duke prezantuar detaje lidhur me rastin, ndërsa po lexon edhe pjesë nga aktakuza e dorëzuar.
Aktakuza lidhet me krimet e luftës të kryera në Prekaz, ndërsa prokuroria pritet të bëjë të ditura detaje të tjera rreth personave të akuzuar dhe veprave penale që rëndojnë mbi ta.


