Prokuroria lëshon autorizim për hetim ndaj zyrtarëve të QPS në Lipjan lidhur me rastin e pesë vjeçarit

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizime shtesë për hetim me qëllim të identifikimit të përgjegjësive eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve shtesë lidhur me rastin e keqtrajtimit të fëmijës 5 vjeçar në komunën e Lipjanit. Qëllimi i këtij autorizimi lidhet me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të identifikuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan, apo zyrtarëve tjerë kompetent të kësaj komune, që kanë pasur kontribut direkt apo indirekt në shkaktimin e pasojave në këtë çështje konkrete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i shtetit, me përkushtim të lartë kujdeset për të ndjekur kryerësit e mundshëm e veprave penale dhe për të zbardhur kryerjen e këtyre veprave, e me theks të veçantë në rastet kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e fëmijëve, si një kategori e ndjeshme e shoqërisë”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/

SHIKO MË SHUMË

Ndërron jetë ish-kryetari i Lipjanit

Ish- kryetari i komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë, kryetari...

Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

Rasti i familjes së 5-vjeçarit nga Janjeva e Lipjanit që dyshohet se u keqtrajtua...

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...