Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, dhunoi në banesen e tij një 14 vjeçare

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.M.- komuna Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria,ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji shtator e deri më datën 27 tetor 2025, rreth orës 02:00, në mesnatë, në Ferizaj, saktësisht në banesën e të pandehurit, i njëjti F.M., në vazhdimësi e ka dhunuar- keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës 14 vjeçe, me këtë kishte për të kryer veprën penale në vazhdim “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafi 4.7 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri F.M., që nga data 31 Tetor 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur./Inderksonline/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...