Prokuroria e Prizrenit ngre aktakuzë për ndotje dhe degradim të mjedisit

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: personit juridik “D.C” – Sh.P.K., dhe H.E., person përgjegjës i personit juridik, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 338 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, “të pandehurit: personi juridik “D.C.,” Sh.P.K., dhe H.E., si person përgjegjës në kuadër të personit juridik, me datë 17.09.2021, në fshatin Piranë- Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në mënyrë të kundërligjshme kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore dhe në kundërshtim me ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke mos shfrytëzuar resurset minerare ashtu siç parashihet me standardet e pranuara dhe projektet e parapara, në atë mënyrë që ditën kritike me përdorimin e mjeteve mekanike janë hasur duke shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorit në sasi prej 174.00 m3, pa poseduar licencë apo leje adekuate nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale”, njofton prokuroria, transmeton Express.

Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...

Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet u.d Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Fehmi Hoti, është caktuar ushtruese detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kjo është bërë...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes...