Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

PUBLIKUAR

Prokurori i shtetit, ju njofton se gjatë 24-orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona, si dhe janë parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë  persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...