Projektligji mbi shëndetin riprodhues – grupi ndërministror kritikon gjuhën e përdorur në Kuvend

PUBLIKUAR

Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ka kritikuar deklarimet në Kuvend kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

Përmes një komunikate për media, ky grup ka theksuar nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.

Sipas këtij grupi, kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim.

“Këto të drejta, janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Projektligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, përcakton të drejtat e shëndetit riprodhues përfshirë riprodhimin, informimin, edukimin dhe këshillimin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor, amësinë e sigurt, planifikimin e familjes, parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit, shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit dhe jetën seksuale dhe riprodhuese me vullnetin e saj/tij”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij grupi, rregullimi i kësaj fushe krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.

“Ne, anëtarët e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ngrisim zërin për të promovuar një mjedis parlamentar konstruktiv dhe të respektuar, që zhvillon politika progresive në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...