Profesorët e Fakultetit Juridik të gatshëm të japin kontributin e tyre për politikën ndëshkimore në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, bashkë me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, John Hanley dhe Benina Kusari, kanë zhvilluar një takim me profesorët e katedrës penale të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, me të cilët është diskutuar rreth politikës ndëshkimore në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit të ndërsjellët.

Kryetari Peci i njoftoi profesorët me hapat që Gjykata Supreme, me mbështetje të Ambasadës Amerikane, i ka ndërmarrë në përpjekje për të unifikuar politikën ndëshkimore në vend. Një elaborim i shkurtër u dha për Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore dhe punën e Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore.

Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka dhe të gjithë profesorët e katedrës penale në Fakultetin Juridik, u shprehën të gatshëm për bashkëpunim, qoftë për të kontribuar në revidimin e Udhëzuesve aktual, qoftë për të gjetur mënyrat më të përshtatshme që në kurrikula të përfshihet politika ndëshkimore në Kosovë, me fokus në Udhëzuesit e Gjykatës Supreme.

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane ritheksuan mbështetjen e tyre në këtë iniciativë duke potencuar sa dobiprurëse do të ishte përvetësimi i njohurive të reja për studentët nga fusha e politikës ndëshkimore gjatë studimeve.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...