Produksioni ia publikon Bora Zemanit videon ku dëgjohet duke iu bërtitur konkurrentëve

PUBLIKUAR

Mbrëmë në “Për’puthen” u diskutua për dashurinë, për suksesin e programit, për nisjen e tij dhe për konkurrentët.

 

Gjithashtu u transmetuan prapaskena të takimeve, por edhe momente të prezantimit të Borës në studio, ngatërresa, të qeshura e të bërtitura.

Përsa i përket dëshirave ajo tha se ka po të njëjtat dëshira si çdo vit, shëndet e lumturi për familjen e saj dhe sidomos për të voglin e saj Arborin.

Ngacmimet për dashurinë nuk munguan, kësaj here nga Mevlani, i cili është rikthyer.

Ai e pyeti Borën : Po dashuria?

Bora i tha: Kam aq shumë dashuri o Mevlan, por po erdhi dhe ajo dashuri e mirëpres sigurisht.

Ajo është shprehur me parë se Arbori është shumë xheloz dhe kur zgjedh një person, Bora mendon shumë edhe nëse kjo zgjedhje do ti pëlqejë edhe djalit të saj.

“Nëse kam dikë duhet ta pëlqejmë të dy jo vetëm unë.Ai është shumë xheloz, mamin nuk e prek njeri, mami është vetëm e Arborit,as e mamit tim nuk jam, jam vetëm e Arborit.Unë përpiqem mos ta lidh kaq shumë me veten, sepse ndoshta nuk i bën mirë kur të rritet, prap jemi shumë të lidhur sado mundohem ta largoj pak.Ndërkohë të gjithë me thonë që kur rriten nuk është kështu, se njihen me një vajzë dhe fillojnë e harrojnë pak mamin e pastaj them pse mos ta shijoj tani që e kam të vogël, pse ta largoj që tani”.

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...