Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat e kalimit kufitar, ku vazhdojnë të regjistrohen pritje dhe kolona në disa vendkalime.
Sipas të dhënave të përditësuara, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta, ndërsa kolona arrin në 400 metra. Në të njëjtën pikë, për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 50 minuta, me kolonë po ashtu 400 metra, raporton IndeksOnline.
Në Jarinjë, pritjet për hyrje janë 30 deri në 40 minuta, me kolonë 350 metra, ndërsa në Merdarë pritjet zgjasin 25 deri në 30 minuta, me kolonë 300 metra.
Në Muçibabë pritet deri në 15 minuta për hyrje dhe 60 minuta për dalje, ku kolona në dalje ka arritur në 500 metra. Në Han të Elezit, pritjet janë 10 minuta për hyrje dhe 20 minuta për dalje, me kolonë deri në 150 metra në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pritjet nuk po zgjasin me shumë se 5 minuta. /IndeksOnline/



