Pritet të lehtësohen masat antiCOVID, zgjatet orari i lëvizjes dhe i gastronomisë

PUBLIKUAR

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, sot ka takuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës, me të cilët është diskutuar për masat antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Telegrafin se në takim është diskutuar që të zgjatet orari i punës për gastronomët si dhe orë policore të ketë pas orës 24:00.

“Sektori i gastronomisë është diskutuar të punojë deri në ora 23:00, kurse orë policore të ketë nga ora 24:00. Maskat po ashtu mbesin në fuqi”, tha ai.

Ndërkaq, U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku deklaroi po ashtu sot se janë duke shqyrtuar mundësitë për lehtësimin e masave.

Sot në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me coronavirus.

SHIKO MË SHUMË

Dogana publikon rregullat e reja, deri në 430 euro mallra pa taksa për udhëtarët

Dogana e Kosovës ka publikuar një njoftim lidhur me kufirin e patatueshëm për mallrat...

Prokuroria propozon burgim të përjetshëm për të akuzuarit për sulmin në Banjska

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Prokurori...

Deputeti i LDK-së: Jemi të hapur edhe për kandidat konsensual për president edhe për marrëveshje politike

Deputeti i LDK’së, Fadil Hadërgjonaj, në një intervistë në Frontal të T7 ka folur...