Prezantohet Strategjia e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027

PUBLIKUAR

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në takimin e Grupit Drejtues për Hartimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 në të cilin u diskutua lidhur me Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, politikë kjo e cila për qëllim ka krijimin e një baze të qartë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, gjithashtu lidhet ngushtë me objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, asaj të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian, si dhe përafrimin me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe ka për qëllim të adresojë një sërë objektivash që ndërlidhin institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Ministri Faton Peci ndër tjerash theksoi se misioni i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është që ta transformojë sektorin e ekonomisë agro-rurale duke e bërë atë gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurruese si brenda tregut vendor ashtu edhe jashtë saj.

“Ky dokument mes tjerash trajton rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor, menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, mbështetjen e bizneseve në zhvillimin e zonave rurale, sigurinë ushqimore dhe reformat e nevojshme në administratë siç edhe jemi zotuar në takimet e shumta ndërministrore, duke ri-konfrmuar parteneritetet e vendeve tona me organizata mike që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit dhe të shkëmbëjmë eksperiencat relevante për implementimin e standardeve të IPARD”, u shpreh Ministri Peci.

Vlenë të theksohet se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është e para, dhe se kësaj strategjie i ka paraprirë edhe një analizë sektoriale për disa nga sektorët kryesorë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si sektori i bimëve, blegtoria dhe diversifikimi rural dhe zhvillimi i ekonomisë rurale, andaj MBPZHR përmes kësaj strategjie tanimë i ka të qarta objektivat e saj që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...