Presidentja Vjosa Osmani reagon pas miratimit të rezolutës kundër referendumit të Serbisë

PUBLIKUAR

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës njëzëri e kanë refuzuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

 

Ajo tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, ndaj siç tha Osmani, veprimeve destabilizuese të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë, nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...