Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Lojërat Olimpike dimërore do të zhvillohen në tre provinca të Kinës, respektivisht në Pekin, Yanqing, dhe Zhangjiakou, dhe fillojnë nga data 4 deri më datën 20 shkurt.

Kosova do të marrë pjesë me dy garues në këto Lojëra Olimpike Dimërore, shkruan Gazeta Express.

Për herë të parë Kosova do të ketë dy sportistë të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore. Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do të jenë dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën.

Kjo është hera e dytë për Tahirin, kurse e para për Kryeziun. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...