Presidentja Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson rolin e Shteteve të Bashkuara për paqen dhe lirinë në rajon, duke e quajtur partneritetin me Amerikën zemrën e lirisë kosovare.

Osmani ka ndarë detaje nga takimi i saj me presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.

Ajo falënderoi liderin amerikan për interesimin e treguar për Kosovën dhe përkushtimin e SHBA-ve ndaj paqes, duke theksuar se aleanca me Amerikën mbetet boshti i pathyeshëm i shtetit kosovar.

Rreth takimit dhe bisedës ishte vet Osmani që tregoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Një takim i planifikuar si protokollar me Presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore”.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe!”.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës po qëndron në ShBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike

Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan është realizuar projekti praktik. Sipas njoftimit zyrtar,...

Policia e Kosovës trajnohet me atë suedeze, për pakon e ndihmës së parë

Javën e kaluar, EULEX-i fasilitoi nisjen e trajnimit për pakon e ndihmës së parë...

Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, Policia: Ishte i shtrirë tek shkallët e një banese

Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë në Gjakovë, rreth orës 22:00, një person...