Presidentja Osmani reagon pas sanksioneve të SHBA’së për kokat e krimit në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi nga SHBA-ja kanë ardhur sanksione për disa nga krerët e krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Osmani ka thënë se i mirëpret sanksionet ndaj Zvonko Veselinoviqin dhe grupit të tij kriminal.

“I mirëpres sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij transnacional të krimit të organizuar nga veriu i Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me SHBA-në për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale”, shkruan presidentja në Twitter.

Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja i ka goditur rrjetet e korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në komunikatën e kësaj zyre, ndër të tjera thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

SHIKO MË SHUMË

MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se ka vendosur të vazhdojë...

Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës,...

Familjarët e Osman Selmanit thonë se ai është ndaluar nga Serbia në Mutivodë: Ndodhet në Prokurorinë e Beogradit

Familjarët e Osman Selmanit kanë dalë me një njoftim në ‘facebook’ duke treguar se...