Premtimi i madh i Flickut: Do të kthehemi më të fortë në sezonin tjetër

PUBLIKUAR

Barcelona i dha fund mbrëmë eksperiencës në Ligën e Kampionëve pasi u eliminua nga Interi në gjysmëfinale.

Hansi Flick megjithatë iu ka dhënë kurajo lojtarëve të tij duke i përgëzuar për punën që e bënë në këtë rrugëtim, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri gjerman ndërkohë e jep premtimin e madh duke insistuar se gjiganti katalunas do të rikthehet edhe më i fortë në sezonin e ardhshëm, në tentim për të fituar trofe të rëndësishëm.

“Ne po e shikojmë veten në pasqyrë dhe të gjithë jemi aq shumë krenarë… do të rikthehemi në sezonin tjetër.”

“Ky ekip i Barçës tash e ka respektin e krejt Evropës. Ky ekip e demonstroi se ne duam të fitojmë me stilin tonë të lojës.”

“Ne jemi krenarë me stilin tonë, me përpjekjen tonë. Ne nuk mund të fitojmë gjithmonë dhe duhet ta pranojmë këtë. Por, po, do të rikthemi edhe më të fortë.”

Barça e ka fituar Kupën dhe Superkupën e Spanjës në këtë sezon, ndërsa është në rrugë të mbarë për t’u shpallur edhe kampion në La Liga. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...