Policia: Thaçi as nuk ka kaluar në Serbi, e as s’ka ka qenë i kërkuar

PUBLIKUAR

Zëvendësdrejtori i Policisë, Naim Rexha mohoi se nënkoloneli i policisë, Nehat Thaçi, ka kaluar apo qëndruar në Serbi edhe më parë. Ai tha se kjo bazohet në të dhënat e data-bazës kufitare.

“Sipas kontrollit të sistemit tonë, kemi ardhur në përfundim se asnjëherë Nehat Thaqi, më parë nuk ka shkuar në Serbi”, tha ai.

“Nehat Thaqi nuk ka qenë në asnjë listë të personave të kërkuar nga Serbia, sipas informacioneve të Policisë”, deklaroi tutje ai, duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të komisionit parlamentar për punë të brendshme.

Kryetari i Komisionit, Daut Haradinaj sqaroi se ka qenë anëtari i këtij komisioni nga Lista Serbe, Bojan Mitiq, që në mbledhjen e kaluar kishte deklaruar në komision se Nehat Thaçi të paktën dy herë tjera në të shkuarën kishte qëndruar në Serbi, e nuk ishte arrestuar.

Naim Rexha tha se Nehat Thaçi kishte njoftuar pushimin e tij pesë ditorë, dhe ka treguar se do të shkonte në Gjermani, por nuk kishte treguar se nga cila anë do të udhëtonte. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës gjatë ditës së sotme, këto janë zonat që preken

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, më...