Policia publikon fotografinë e një gruaje në Prishtinë, dyshohet për shpërdorim të pasurisë së huaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje në Prishtinë.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj , që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192./

SHIKO MË SHUMË

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Ministri Dimal Basha ka bërë të ditur se po realizohet zgjerimi i rrugës QMI...

Mot i ndryshueshëm, temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për sot do të...

Nisma për shkarkim, Lumir Abdixhiku: Nuk e mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm që të nisë menjëherë...