Policia ndalon veturën me targa serbe në Graçanicë, gjeten afishe nacionaliste dhe dron

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:30 ka identifikuar dhe ndaluar një automjet të tipit Mazda, me targa të shtetit të Serbisë në zonën e Graçanicës.

Sipas njoftimit të policisë në automjet ndodheshin tre persona të nacionalitetit serb: L.D. (23 vjeç), J.P. (23 vjeç) dhe D.D. (22 vjeç).

“Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, janë gjetur disa afishe dhe mbishkrime me përmbajtje nacionaliste, si dhe një pajisje dron, që ndodhej brenda automjetit. Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, ka njoftuar policia.

Rasti është trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dhe ndaj të dyshuarve është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” – sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprim apo dukuri që cenon sigurinë dhe rendin publik. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...