Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalimin e kufirit duke transportuar mish e speca

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës e ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin në Tresavë të Leposaviqit.

Automjeti i tij është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe në të kishte ngarkuar sasi të konsiderueshme të mishit dhe të specave.

“Tresavë, Leposaviq / 30.05.2026 – 17:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet-kombi që drejtohej nga i dyshuar shtetas i Serbisë në të cilin kishte të ngarkuar rreth 5000kg. mish dhe 250kg. speca. Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka tentuar të kalojë ilegalisht nga territori i Republikës së Kosovës për  territorin e Serbisë.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, në konsultim me prokurorin malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...