Policia me aksion në Prizren, gjenden dhe sekuestrohen substanca narkotike, mjete të mprehta, telefona e gjësende tjera

PUBLIKUAR

Arrestohet një i dyshuar në Prizren, pasi të njejtit gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 1.83 gramë.

“Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.83 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” njofton policia.

Poashtu, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjësende të tjera.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 8.34 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy thika, një telefon, një peshore elektronike, foli alumini, qese të ndryshme plastike për paketim të substancave narkotike dhe një telefon mobil. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim. LipjaniNews

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...