Policia konfiskon targat KS në Graçanicë, ato të Serbisë duhet të zëvendësohen në kufi (Video/foto)

PUBLIKUAR

Jo vetëm në pikat kufitare, por në gjithë Kosovën, njësitet e policisë janë duke zhvilluar patrullime për të konfiskuar targat KS të automjeteve.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar edhe në Graçanicë për të parë situatën pas nisjes së zbatimit të reciprocitetit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për targat e automjeteve.

 

Në hyrje të qytetit të banuar kryesisht me serbë, në Graçanicë, policia ka ndaluar çdo automjet me targa KS dhe ato me targa të Serbisë.

Targat KS janë konfiskuar ndërsa për targat e Serbisë u është thënë pronarëve të automjeteve se duhet të lajmërohen në kufi që të pajisen me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

 

MPB ka njoftuar sot se të gjithë automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë, u vendosen targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Policinë e Kosovës është duke kryer veprime në të gjithat pikat kufitare të cilat kanë për qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve.

Me këtë rast, MPB-ja, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe pas skadimit të marrëveshjes së 14 shtatorit të vitit 2016, ka nxjerrë vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme për të gjithë automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht, MPB dhe policia kanë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të reduktuar në maksimum pritjet në pikat kufitare.

Nga data 15 shtator nuk ka në qarkullim asnjë veturë të pajisur me targa valide “KS” dhe rrjedhimisht targat e vetme ligjore dhe me afat të lëshuara nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë ato me denominimin “RKS”.

Situata është e qetë. Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operative dhe logjistike që të mos pengojnë dhe vonojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave./IndeksOnline/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...