Policia kapë infermieren që bënte se po u jep vakcinë kundër Covid-19 pacientëve

PUBLIKUAR

Policia në Palermo ka arrestuar një infermiere e cila bëhej kinse po vaksinonte qytetarët kundër COVID-19, në mënyrë që ata të arrinin të merrnin certifikatën e vaksinimit, transmeton Gazeta Express.

Hetuesit përdorën kamera të fshehta për të filmuar një grua 58-vjeçare që punonte si infermiere në Palermo.

Videoja e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon një punonjëse shëndetësore duke mbushur vaksinën dhe më pas duke e zbrazur përmbajtjen e saj në një shami, duke pretenduar se po e injekton atë në dorë.

58-vjeçarja u arrestua si e dyshuar për mashtrim.

Policia italiane pretendon se edhe doza përforcuese që ajo kishte dhënë, ishte false.

Kjo nuk është hera e parë që një infermiere arrestohet në Itali për dyshime në lidhje me falsifikimin e dhënies së vaksinës, raporton Klix.ba.

Dhjetëra mjekë dhe infermierë janë arrestuar pasi kanë marrë nga 400 euro për shërbime të tilla. Sipas informacioneve të mbledhura nga hetuesit në terren, anti-vaksinuesit i quajnë këto certifikata “super kartona jeshile” dhe janë gati të paguajnë deri në disa qindra euro për to.

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...