Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  sot në Golluboc të Malishevës, ku dy vllezër nga ky fshat kanë mbetur të vrarë. Ndërkaq vrasësi dyshohet se është dhëndrri i tyre nga Komuna e Drenasit.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se të plagosurit janë dërguar në QMF në Kijevë ku dhe është konstatuar vdekja e tyre.

“Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj. .

 

SHIKO MË SHUMË

Policia në kërkim të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, aktivizon Njësinë K9 – T7 sjell pamjet

Policia e Kosovës me Njësinë K9 është vënë në kërkim të dyshuarit për vrasjen...

Dhëndri nga Drenasi vret dy miqtë në Gullbovc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në fshatin  Gullubovc të Malishevës, ku të...

Shkoi për tu kontrolluar, mjekët vërejnë shenja dhune tek një grua në Malishevë, nisin hetimet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje po hetohet në Malishevë. I gjithë rasti u...