Policia gjermane konfirmon aksidentin e rëndë: Nëna nga Kosova dhe fëmija i saj u goditen nga kamioni

PUBLIKUAR

Policia gjermane ka dalë me detaje shtesë lidhur me incidentin e rëndë në Schramberg të Gjermanisë, ku 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar, vdiqën pasi u goditën nga një kamion.
Viktimat dyshohet se ishin duke ecur ne trotuar në momentin e aksidentit, derisa sipas mediave, nëna ishte duke e çuar të birin në kopsht

Autoritetet gjermane, për Klankosova konfirmuan kombësinë e viktimave, teksa shtuan se një burrë 53-vjeçar po drejtonte një kamion në “Oberndorfer Straße” drejt Autostradës Federale 462 rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e kamionit si pasojë e një problemi shëndetësor.

“Kamioni u përplas me tre makina të parkuara dhe më pas u përplas në murin e një shtëpie. Një grua 29-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar u goditën më pas në trotuar. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për t’i shpëtuar, të dy vdiqën në vendngjarje nga plagët e rënda”, thuhet në konfirmim.

Shoferi i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe i njëjti është transportuar për në spital.

Me kërkesë të prokurorisë publike të Rottweil, është ngarkuar një ekspert për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Hetimi i aksidentit në vendngjarje është ende duke vazhduar.

SHIKO MË SHUMË

KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të pasaktë të harxhimeve të qytetarëve

KEDS ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave të bëra sot nga...

Pensione kontribut paguese edhe me diploma të pas janarit 1991, Jakaj i IKD-së: Super vendim nga Gjykata Supreme

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar vendimin e Gjykatë...

Tragjedi në Gjermani: Një 29-vjeçare nga Kosova dhe djali i saj 3-vjeçar vdesin në një aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare nga...