Policia franceze parandalon një sulm terrorist, arrestohen shtatë persona

PUBLIKUAR

Policia franceze ka parandaluar një sulm terrorist gjatë vikendit, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të këtij vendi, Bernard Cazeneuve.

Sipas tij, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për sulm të planifikuar terrorist në Francë, transmeton Telegrafi.

Shtatë persona, me prejardhje nga Maroku dhe Afganistani të moshës 29-37-vjeç janë arrestuar në Marsejë dhe Strasburg. Por shumica janë arrestuar në Strasburg, vend ky që gjatë kësaj jave pritet të organizojë një ngjarje të krishterëve ku pritet të mblidhen mijëra besimtarë.

Nuk ka detaje të cilat ishin objektivat e mundshme të terroristëve, por ekziston frika se e drejtë është vetëm një prej tyre.

Ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me atë se kush kanë qenë objektivat e mundshme të terroristëve, por ekziston frika se këta të krishterë që do të mblidhen në një ngjarje kanë mundur të jenë cak i sulmit.

Që nga viti 2015, Franca ka qenë cak i disa sulmeve vdekjeprurëse.

Në fillim të këtij viti, më 7 janar, terroristët sulmuan redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe një dyqan në një lagje herreje, ku mbetën të vrarë 17 persona.

Një nga sulmet më të mëdha terroriste që ka ndodhur në këtë vet ishte ai në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe mbi 350 të plagosur.

Pas këtyre sulmeve, Franca pati shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila ishte zgjatur edhe për gjashtë muaj tjetër pas sulmit të 14 korrikut në Nice, ku mbetën të vrarë 84 persona.

SHIKO MË SHUMË

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...