Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit gjatë një dite janë regjistruar 71 aksidente trafiku në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare, 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 45 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,880 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 13 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Policia ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave të komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...