Me rastin e shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republika e Kosovës, Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ me qëllim garantimin e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve festive që do të zhvillohen më 16 dhe 17 shkurt.
Këtë vit, aktivitetet do të përfshijnë ngjarje kulturore, ceremoni shtetërore dhe manifestime të ndryshme, ndërsa më 17 shkurt do të mbahet edhe parakalimi i pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
“Qëllimi i planifikimeve operative policore përmes këtij urdhri të veçantë operativ ndër të tjera është:
•mbajtja e rendit, qetësisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit,
•shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike në vend,
•ofrimi i sigurisë së shtuar, para, gjatë dhe pas zhvillimit të aktiviteteve dhe manifestimeve të ndryshme të organizuara nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës,
•ngritja e nivelit të përgjegjësisë policore në monitorim, reagim dhe veprime konform zhvillimit të situatës, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët gjatë zhvillimit të aktiviteteve manifestuese në gjithë vendin.
Bazuar në agjendën shtetërore, ku janë paraparë aktivitete të ndryshme, ndër to edhe parakalimi i FSK-së dhe PK-së, në disa segmente rrugore të kryeqytetit do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut rrugor si në vijim:
Ndërprerja e qarkullimit të trafikut pritet të fillojë nga ora 07:00 në rrugët operacionale, rruga Fehmi Agani, rruga Luan Haradinaj, rruga Kostra Novakoviq, rruga Tiranës – hekurudhës në kthim njëra korsi, si dhe rruga Robert Doll njëra korsi për parkimin e autobusëve dhe kamionëve për personelin e PK-së dhe FSK-së.
Me qëllim të shmangies së kolonave të mundshme dhe lehtësimit të qarkullimit të trafikut për aktivitetet e parapara, LUTEN qytetarët, pjesëmarrësit në trafik që të shmangin frekuentimin e këtyre rrugëve dhe të orientohen në rrugë alternative, ku për këtë do të kujdesen njësitë policore të trafikut.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar me PK-në”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/


