Policia blen gjenerator gati 20 mijë euro

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me një gjenerator. Për këtë furnizim, pritet të shpenzohen rreth 20 mijë euro, raporton Express.

Përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, Policia ka bërë me dije se vlera e saktë e kontratës është 19 mijë e 160.

Kontrata është dhënë më 20 dhjetor të 2021, derisa nënshkrimi i saj planifikohet të bëhet 10 janar.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës./Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...

Zhduket një person në Ferizaj, vëllai e raporton rastin në polici

Një rast i zhdukjes është raportuar në qytetin e Ferizajt. Sipas policisë, i njëjti ka...