Policia arreston 16 zyrtarë të ATK’së për krim të organizuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuar për konsumim të veprave penale: ,”organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale ,”krim të organizuar”

Policia e Kosovës, përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar në kuadër të DHKO-së, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  me 1 dhjetor 2016, bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

R. L. lindur me 1962 m/sh/k

D. H. lindur me 1986                                   m/sh/k

B. I. lindur me 1985                                   m/sh/k

R. I. lindur me 1960                                   m/sh/k

S. H. lindur me 1959                                   m/sh/k

F. I. lindur me 1992                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

3 ruleta,

2 tavolina pokeri,

69 aparate të lojërave të fatit,

2 lojëra Keno,

2 armë,

546 fishekë,

17 PC,

3 DVR,

9 telefona celularë,

41 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me datë 01.12.2016, të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”,  sipas nenit 300 te KPRK-se.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohe janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: B.B  lindur me 1983  m/sh/k, A.SH lindur me 1986 m/sh/k, R.S lindur me 1986  m/sh/k, A.G lindur me 1983  m/sh/k, G.M   lindur me 1991  m/sh/k, Xh. M   lindur me 1980 m/sh/k, I.G   lindur me 1969   m/sh/k, V.I  lindur me 1984  m/sh/k, A.A   lindur me 1986  m/sh/k, L.H lindur me 1978 m/sh/k.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10030 Euro,

200 Franga të Zvicrës,

100 Dollarë Amerikan dhe

Të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.

SHIKO MË SHUMË

Driton Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e...

Komandanti i KFOR-it flet për sigurinë në Kosovë: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta

Në një intervistë ekskluzive për “Përballje Podcast” në Telegrafi, komandanti i KFOR-it në Kosovë,...

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin...