Podujevë, sulmoi fizikisht djalin – më pas tentoi të hidhej nga kati i dytë

PUBLIKUAR

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2026, rreth orës 08:00.

I dyshuari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, duke e goditur fizikisht dhe me një mjet të fortë.

Pas incidentit, ai ka tentuar të hidhej nga kati i dytë i shtëpisë, por ndërhyrja e njësive relevante policore ka bërë të mundur parandalimin e rastit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...