Pochettino i pasigurt nëse Neymar do të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madrid

PUBLIKUAR

Braziliani ka pësuar një lëndim në gju dhe trajneri i tij ende nuk është i sigurt nëse Neymar do të jetë gati për sfidën në Ligën e Kampionëve të Paris Saint-Germainit kundër Real Madridit

Mauricio Pochettino ka shprehur pasigurinë e tij nëse Neymar do të rikuperohet tërësisht që të jetë në dispozicionin e tij për ndeshjen e parë në Ligë të Kampionëve të Paris Saint-Germain kundër Real Madridit në 1/8 e finales.

 

Skuadra e Ligue 1 do ta pret Real Madridin në Parc des Princes më 15 shkurt, por ata duhet të ia dalin pa Neymar, i cili u lëndua në gju më 28 nëntor në ndeshjen kundër Saint-Ettienne.

“Ne nuk e dimë akoma nëse Neymar do të jetë gati që të përballet me Real Madridin”, tha Pochettino për mediat pas fitores 4-0 të PSG-së kundër Reims të dielën.

“Ne do të shikojmë në dhomën e rikuperimeve javën e ardhshme. Ai do të jetë gati nëse gjithçka ka shkuar mirë. Ne shpresojmë për këtë, por ende nuk e dimë”.

Ylli brazilian është thënë se mund të rikthehet në fushë për ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 kundër skuadrës së Edon Zhegrovës, Lille, më 6 shkurt. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...