Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

PUBLIKUAR

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Zubin-Potok se një person ishte sjellë në këtë qendër me lëndime te rënda trupore.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se personi, (punëtor i një kompanie private), ishte lënduar derisa ishte duke kryer punime në ndërtimin e stacionit të ri policor në Zubin-Potok.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, stafi mjekësor emergjent e ka dërguar personin për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri, ku rreth orës 11:00, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, inspektorët komunalë, si dhe inspektorët e punës. Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është kontaktuar Prokurori  i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës, mashkull 29-vjeçar (1996), është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...