Plani i Argjentinës për Messin

PUBLIKUAR

Lionel Messi është duke u rikuperuar nga një lëndim në këmbën e majtë. Përveç kësaj, ai ka dhimbje në njërin gju si pasojë e një godtje që mori nga Adrian Martinez në ndeshjen e Argjentinës ndaj Venezuelës.

Por, te stafi trajnues i kombëtares janë optimist dhe besojnë se do të jenë në gjendje të llogarisin në të për ndeshjet ndaj Uruguayt dhe Brazilit, përcjell Gazeta Express.

Ndërkohë, Messi nuk luajti në dy ndeshjet e fundit me Paris Saint-Germainin. Ai nuk ishte i gatshëm për Leipzigun në Champions League dhe ndaj Bordeaux në Ligue 1.

Sport raporton se trajneri i Argjentinës, Scaloni po llogarit në të në të dy ndeshjet.Ideja është që gjashtë here fituesi i Topit të Artë të luajë disa minuta ndaj Uruguait më 12 nëntor dhe të luajë ndeshjen e plotë ndaj Brazilit më 16 nëntor.

Që nga ardhja e tij në PSG, Messi ka pasur problem fizike për të luajtur vazhdimisht. Në total, ai ka munguar në katër ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...