Plagoset me thikë një person në Vushtrri

PUBLIKUAR

A.H. 28 vjeçar është plagosur me thikë të mërkurën pasdite, si pasojë e një përleshje që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, viktimës i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Vushtrrisë, dhe më pas është transferuar për në QKU.

“Mbi bazë e gjurmëve te mbetura në vendin e ngjarjes si dhe elementeve tjera rrethanore, hetuesit policor kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.B. 24 vjeçar. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë”, ka thënë Zahiti./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se bashkëjetonte me një të mitur nën 16 vjeç

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Bashkëjetesë me...